Takimi i parë i Platformës Rajonale të Punës në kuadër të projektit “Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm” u mbajt në Nish, nga 11 deri 14 qershor 2019. Qëllimi i takimit ishte për të filluar përgatitjet për raportin mbi gjendjen dhe perspektivat për mbrojtjen e biodiversitetit në zonat rurale të Ballkanit Perëndimor. Takimi u ndoq nga ekspertë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Gjermania, përfaqësues të ministrive përkatëse të bujqësisë dhe mbrojtjen e mjedisit në rajon, si dhe organizatat jo-qeveritare nga vendet partnere.
Shqipëria u përfaqësua në këtë takim nga organizata partnere në projekt,“Instituti i Politikave Mjedisore” përfaqësuar nga Naim Pacara – Koordinator Vendor i projektit. Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Telat Spahiu dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit – Agjencia Kombëtare e Mjedisit Zj Silvamina Alshabani, prezantuan materialet për Shqipërinë “Biodiversiteti në produktet bujqësore me vlerë të lartë natyrore”
Puna për Platformën Rajonale kishte si qëllim analizimin e statusit dhe perspektivat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe mirëqenien e kafshëve në zonat bujqësore të Ballkanit Perëndimor. Puna e platformës Rajonale, përveç Bashkimit Evropian mbështetet nga Agjencia Federale Gjermane për Ruajtjen e Natyrës (Bundesamt für Naturschutz).
Projekti “Bujqësi e Qëndrueshme për një Ballkan të Qëndrueshëm” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për Advokim dhe politikat e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor përmes hulumtimit, trajnimit dhe rrjeteve. Më shumë rreth projektit mund të gjeni këtu: www.sasb-eu.org