Miratohet hapi i parë zyrtar i mbrojtjes së Tulipanit shqiptar (Tulipa albanica)! 🌷 Këshilli Bashkiak Kukës dhe Bashkia Kukës miraton mbrojtjen e habitatit të tulipanit shqiptar, me nxitjen dhe advokimin e Insitutit të Politikave Mjedisore dhe falë punës së palodhur të ekspertëve mjedisorë të Bashkisë Kukës dhe ADZM Kukës🌱🌲. Kjo mbrojtje zyrtare miratohet dhe nga Prefekti i Kukësit. Ky hap është një nga aktivitetet që Instituti i Politikave Mjedisore po zhvillon me anë të projektit për shumimin e mbrojtjen e tulipanit shqiptar që ka filluar që në prill 2019