“HERMES– Një strukturë e harmonizuar për zbutjen e erozionit bregdetar që promovon zbatimin e protokollit ICZM (Menaxhimi i Integruar i Zonave Bregdetare” është një projekt që bashkëfinancohet nga Programi BalkanMed. Udhëhiqet nga Bashkia e Paggaios (Greqi) dhe ka si partnere: 1) Universitetin Democratus të Trakisë (GR), 2) Qendra e Përbashkët Kërkimore ORION (Qipro), 3) Unioni i Autoriteteve Vendore të Detit të Zi (Bullgari), 4) TEULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, si dhe 5) Instituti i Politikave Mjedisore (Shqipëri). Kohëzgjatja e projektit parashikohet të jetë 24 muaj (Gusht 2017-Gusht 2019), me një buxhet total që tejkalon 1 000 000 Euro.