Ruajtja dhe shumimi i tulipanit shqiptar

Titulli i projektit: Ruajtja dhe përhapja e tulipanit shqiptar

Kohëzgjatja: Prill 2019-Dhjetor 2020

Përmbledhje: Projekti synon ruajtjen dhe përhapjen e tulipanit shqiptar, një lloj endemik shqiptar që rritet në një zonë të vogël prej më pak se 80 hektarësh (0,8 km2), së bashku me dy bimë të tjera endemike dhe disa lloje të tjera bimësh që rriten vetëm në Ballkan. IPM po punon me Bashkinë Kukës për të shpallur zonën e tulipanit zonë të mbrojtur.

Objektivat: Projekti synon të sigurojë mbijetesën e tulipanit shqiptar në habitatin e tij dhe shtimin e popullatave të reja në zona të ngjashme me habitatin origjinal, të krijojë mbrojtje zyrtare për habitatin e tulipanit, si dhe të ndërgjegjësojë e të aftësojë botanistë të rinj në ruajtjen e tulipanit shqiptar dhe llojeve të tjera bimore endemike në zonën kyçe për biodiversitetin – ALB 15.

Aktivitetet:

  • Ekspedita kërkimore në terren për popullata të reja
  • Shtim të llojit me anë të mbjelljeve
  • Monitorim të popullatave dhe bimëve të tjera endemike
  • Sigurim mbrojtjeje zyrtare për zonën
  • Ndërgjegjësim e trajnim për mbrojtjen e shtimin e bimëve endemike

Drejtues projekti: Endri Haxhiraj

Financimi:

Ky projekt financohet nga Birdlife International, DOPPS, dhe Agir pour la Biodiversite, nëpërmjet fondit Critical Ecosystem Partnership Fund.

The Critical Ecosystem Partnership Fund is a joint initiative of l’Agence Française de Développement, Conservation International, the European Union, the Global Environment Facility, the Government of Japan, the MacArthur Foundation and the World Bank. A fundamental goal is to ensure civil society is engaged in biodiversity conservation.”

Publikimet:

Paraqitja e projektit në media: