Titulli i projektit: Advokim dhe ndërgjegjësim për ndryshimet klimatike dhe një marrëveshje të gjelbër për Shqipërinë
Kohëzgjatja: Shtator 2021 – Korrik 2022
Objektivat: Projekti synon që të përfshijë shoqërinë civile në procesin dhe dialogun me politikëbërësit, në sektorin e mjedisit, veçanërisht fushën e ndryshimeve klimatike, në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian; aftësimin e shoqërisë civile me njohuri dhe mbështetje për advokim e ndikim në politikëbërjen në sektorin e klimës e mjedisit në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), dhe ndërgjegjësimin e publikut për ndryshimet klimatike dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për këtë çështje.
Veprimtaritë:
1. Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e monitorimit dhe dialogut me politikëbërësit në sektorin e mjedisit dhe veçanërisht në atë të ndryshimeve klimatike.
2. Ndikimi e advokimi në politikat në fushën e mjedisit me fokus ndryshimet klimatike, në kuadër dhe të përafrimit me Kapitullin 27 dhe strategjitë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
3. Rritja e ndërgjegjësimit të politikëbërësve dhe publikut për politikat dhe objektivat që Shqipëria duhet të arrijë për të luftuar dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, dhe objektivat në këtë sektor në kuadër të Kapitullit 27 dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Financimi: BE – IPA Civil Society Facility and Media Programme 2018 – 2019 nëpërmjet projektit IdeAL të zbatuar nga Co-PLAN